Përshëndetje! Unë quhem Bekim Gashi dhe kjo është jeta ime.
Jetoj dhe punoj në Zvicër, unë kam emigruar këtu në vitin 1996 kur serbët na dogjën shkollat, filluan të vrasin kafshë shtëpiake si lopë, dele dhe kuaj, kështu që gjithçka u bë për të vështirësuar jetën në vendin tonë.
Në atë kohë presidenti i ndjerë Rugova besonte në demokracinë evropiane dhe i dha Serbisë armët që kishte autonomia e Kosovës dhe kjo nuk i mjaftonte Serbisë dhe filluan të torturonin njerëzit për të gjetur armë kudo që të mundnin, dhe nëse nuk kishin, i torturuan deri në vdekje, shumë njerëz u detyruan të blinin një pistolet nga serbet për ta dorëzuar për t'i shpëtuar torturave serbe.
Dhe pasi Serbia u kujdes që Kosova të mos ishte më një kërcënim për ta, ata filluan të hyjnë në shtëpitë e kosovarëve dhe të keqtrajtojnë fëmijët, gratë, madje edhe burrat u përdhunuan, ata gjithashtu vrisnin foshnjat në djepa dhe hapnin me thika stomakun e nënave shtatzëna, po po këta janë serbët e vërtetë, që luajnë sot viktimën para botës! Dhe kur bota pa civilë të vrarë dhe masakruar, NATO ndërhyri.
Tani 24 vite me von, 24 vite të gjata gjatë të cilave Kosova udhëhiqej nga politika e korruptuar, e ndikuar nga politika serbe, e cila i financon këta njerëz që asgjë të mos shkojë mirë, që të rinjtë e Kosovës të humbin shpresat dhe të emigrojnë.
Falë 24 viteve dështim politik, u ringjall një metodë e lashtë greke kur i quanin shqiptarët tuko-shqiptarë për t'i bërë besimtarët të ndihen fajtorë për besimet e tyre. Sot kjo bëhet nga mediat për dy arsye: 1. sepse paguhen nga jashtë, dhe 2. vëmendja e publikut për klikime, pasi besimi fetar është shpirtëror dhe shumë i ndjeshëm.
Populli shqiptar është paqedashës, historikisht ne jemi të njohur si të hapur dhe mikpritës, populli i ynë nuk ka sulmuar kurrë një vend tjetër, megjithëse ne jemi të njohur edhe si trima dhe luftëtarë të shquar, dhe urrejtja, albanofobia nga vendet fqinje sllavo-greke rreth nesh është e pakuptimtë dhe bota duhet ta dijë patjetër këtë.
Edhe sot ka një luftë kundër gjuhës, ekonomisë, kulturës shqiptare, dhe vet fakti se rreth 15 milionë shqiptarë jane në mbarë botën të ikur, emigruar nga dhuna e fqinjëve, nga keta babar që sot zotërojnë tokën e tyre, e kjo duhet të jete e vetmja arsye pse historia jonë, gjuha jonë, kultura jonë po luftohet!
Ju mund të i shikoni dhe analizoni videot e mia, të cilat unë i ofroj në tiktok dhe youtube.
Mua më pëlqen humori dhe do të kisha dashur të postoja diçka që do ta bënte botën të lumtur, por do të ishte vetëm një fasadë e realitetit të zymtë, ndaj postoj fjalime apo shkrime të historianëve për shqiptarët e mi, shkrimit të të cilëve u jap vetëm zë dhe figurë.
Faleminderit për kohën tuaj, @iShqipe mund ta gjeni në tiktok dhe youtube.
Për kontakt privat, me shkruani në tiktok ose email: iks@hotmail.ch